Luka Modriç është një nga personat që qëndrojnë pas ringritjes së re të Swansea Cityt.
Kapiteni i Kroacisë hyri në prill të vitit 2025 në strukturën e pronësisë së klubit uellsian si investitor dhe bashkëpronar. Një vit e gjysmë më vonë, Swansea kryeson Championshipin pas nëntë xhirove, shkruan gazeta spanjolle “Marca”.
Swansea ka grumbulluar 20 pikë, dy më shumë se Middlesbrough, katër më shumë se West Ham dhe Stoke City, si dhe gjashtë më shumë se grupi i klubeve ku bëjnë pjesë Wolverhampton, QPR, Birmingham City, Millwall, West Bromwich Albion dhe Bristol City.
Ky është fillimi më i mirë i sezonit në kampionat për klubin që nga koha kur fitorja filloi të shpërblehej me tri pikë.
“Është një mundësi emocionuese. Swansea ka një identitet të fortë, tifozë të jashtëzakonshëm dhe ambicie për të konkurruar në nivelin më të lartë. Si lojtar i nivelit elitar, besoj se mund ta ndihmoj klubin me përvojën time”, kishte thënë Modriç kur iu bashkua projektit.