Rodri: PSG është ndoshta skuadra më e mirë në Evropë

Futboll

Rodri: PSG është ndoshta skuadra më e mirë në Evropë

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 15:34
Rodri

Mesfushori i Barcelonës Rodri, ka vlerësuar lart Paris Saint-Germainin, duke e cilësuar skuadrën franceze si ndoshta më të mirën në Evropë në këtë moment.

“Vëmendja tani është te Parisi, që ndoshta është skuadra më e mirë në Evropë aktualisht.

Ne do të përpiqemi të konkurrojmë me ta dhe të tregojmë se mund të përballemi denjësisht”, u shpreh Rodri.

Spanjolli theksoi se përballja me PSG-në do të jetë një test i vërtetë për Barcelonën, për të kuptuar nivelin që ka arritur skuadra dhe aftësinë e saj për të rivalizuar me ekipet më të forta të kontinentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat