Nuk kanë fund largimet te Vllaznia

Futboll

Nuk kanë fund largimet te Vllaznia

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 14:42
Stadiumi

Ergi Borshi ka munguar në stërvitjen e fundit te Vllaznia.

Edhe pse u shfaq në ambientet e klubit kuqeblu, sërish nuk iu bashkua pjesës tjetër të stafit për përgatitjen e skuadrës.

Për këtë edhe raportohet largimi. 

Pas humbjes me Egnatian, trajneri Laszlo po përgatit sfidën me Tiranën. Në prag të këtij takimi vjen edhe ky lajm.

Lëvizjet te Vllaznia vazhdojnë. Kujtojmë se gjatë këtij sezoni të vështirë janë larguar Edi Martini dhe Vioresin Sinani.

Sa i përket lojtarëve ishte Randi Dumfur që kërkoi largimin, pasi Laszlo e la në stol kur debutoi ndaj Dinamos. Largimet nuk duket se kanë fund në Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat