Janë zhvilluar të shtunën të shtatë ndeshjet e javës së nëntë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Duhet veçuar përballjen mes skuadrave shqiptare, Shkupi – Kamjani.
Skuadra e Kamjanit shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj shkupjanëve.
Shkupi ka regjistruar humbjen e 9-të nga nëntë ndeshje, duke u renditur në vendin e 14-të me 0 pikë.
Vëmendja kryesore ishte te derbi në Ohër, ku skuadra vendase mposhti Rabotniçkin me rezultat 1:0, falë një goli të shënuar në pjesën e dytë.
Rezultatet e javës së nëntë
Bellasica – Makedonija Gj.P. 1:1
Detonit – Euromilk 0:0
Kozhufi – Teteksi 2:2
Novaci – Pelisteri 0:2
Ohri – Rabotniçki 1:0
Osogova – Brera 3:1
Shkupi – Kamjani 0:2
Tabela e klasifikimit
1. Ohri 22 pikë
2. Pelisteri 21 pikë
3. Rabotniçki 18 pikë (një ndeshje më pak)
4. Brera 15 pikë (një ndeshje më pak)
5. Kamjani 14 pikë