Stadiumi “Arena e Demave” kërkon kohë për të qenë gati.
Edhe pse plani fillestar ishte për në tetor, diçka e tillë rezultoi vetëm një iluzion.
Ky sezon e ka tashmë një mallkim ndër të tjera. Bëhet fjalë për ndeshjet që konsiderohen në “shtëpi”, por në fakt janë si transferta.
Janë pesë sfida për Partizanin si klub pritës në tetë javë dhe vetëm 1 pikë e grumbulluar. Katër humbje radhazi në “shtëpi” kanë rënduar situatën.
Një situatë e pazakontë për të kuqtë që kanë luajtur në Vorë, Rrogozhinë dhe “Air Albania” si pritës. Në total janë 4 gola të shënuar dhe 11 të tjerë të pësuar.
Partizani nuk kishte regjistruar asnjëherë tjetër vetëm 4 pikë në 8 javët e para të Superiores. Vendi i fundit në renditje është dështimi më i madh deri tani.
Ndeshjet e Partizanit si pritës:
Java e parë, Partizani 0-0 Teuta në stadiumin e Vorës
Java e dytë, Partizani 1-2 Laçi në stadiumin “Arena Egnatia”
Java e katërt, Partizani 2-4 Dinamo në stadiumin e Vorës
Java e gjashtë, Partizani 1-3 Tirana në stadiumin “Air Albania”
Java e tetë, Partizani 0-2 Skënderbeu në stadiumin e Vorës