Ekipi i madh anglez e synon transferimin e Gavit

Futboll

Ekipi i madh anglez e synon transferimin e Gavit

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 13:53
Gavi

Liverpooli po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Gavi, në verën e vitit 2027.

Sipas mediumit Sport FR, klubi anglez e sheh 22-vjeçarin si një alternativë të mundshme për Alexis Mac Allisterin, i cili ende nuk ka marrë ofertë për rinovimin e kontratës nga Liverpooli.

Gavi thuhet se ka humbur hapësirë në formacionin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flickut, pas ardhjes së Rodrit në skuadrën katalanase.

Megjithatë, transferimi i mesfushorit spanjoll nuk pritet të jetë i lehtë, pasi kontrata e tij me Barcelonën është e vlefshme deri në vitin 2030.

Mbetet të shihet nëse Liverpooli do ta konkretizojë interesimin për Gavi-n, apo nëse mesfushori do të vazhdojë karrierën te Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat