Drita ka shënuar fitore ndaj Vushtrrisë, duke triumfuar me rezultat 3:1.
Skuadra nga Gjilani e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e 19-të me golin e Mike Arthur. Vetëm 12 minuta më vonë, Kemelho Nguena dyfishoi epërsinë për Dritën.
Vushtrria reagoi në minutën e 42-të, kur Albion Shurdhiqi realizoi një supergol, duke ngushtuar epërsinë në 2:1.
Golin e tretë për Dritën e shënoi Albert Dabiqaj në minutën e 79-të, duke vulosur fitoren e skuadrës gjilanase.
Me këtë fitore, Drita ngjitet në kuotën e 23 pikëve dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Vushtrria mbetet në fund të tabelës, në vendin e dhjetë, me vetëm tri pikë.