Burim Çerkini është rikthyer në krye të Dinamos së Ferizajt.
Drejtuesit e Dinamos konfirmojnë zyrtarisht se Burim Çerkini do të udhëheq ekipin në vazhdim të kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës.
“Ka njerëz që nuk janë thjeshtë pjesë e një klubi, por janë pjesë e identitetit dhe historisë së saj dhe një prej tyre është Burim Çerkini.
Burim Çerkini e njeh Dinamon, e njeh ambientin, e njeh futbollin dhe mbi të gjitha e ndiejnë këtë klub. Drejtuesit e FC Dinamo Ferizaj kanë vendosur për rikthimin e tij në pozitën e kryetrajnerit!
Besimi, përvoja dhe përkushtimi janë vlera që duhen vlerësuar.
Për të ecur përpara, duhet t’u besosh përsëri njerëzve që e njohin rrugën”, ka njoftuar FC Dinamo.
Pas javës së 13-të, Dinamo renditet në vend të 7-të me 20 pikë.