Ka mjaftuar një skenar hipotetik i gazetarit Cem Dizdar, që në Turqi të shkruajnë se si Ernest Muçi mund të luajë për vendin e tyre.
Gazetari turk më shumë u duk se po thumbonte trajnerin Sergen Jalçin, i cili është emëruar në krye të Turqisë.
“Muçi, në dy ndeshjet e fundit, është lojtari më i spikatur, më vendimtari. T
ashmë po zhbllokon ndeshjet dhe po i jep zgjidhje lojës.
Tani, nëse do ta mendonim Muçin si shtetas turk, pra nëse do të kishte pasaportën tonë, ose siç quhen lojtarët e natyralizuar, nëse do t’i kishte plotësuar periudhat e nevojshme të qëndrimit këtu, a do ta grumbullonim Muçin në kombëtare?
Sipas teje, a do ta merrte Sergen Jalçın në kombëtare?”
Kaq ka mjaftuar që “Taka Gazetesi” të shkruajë një artikull me bujë. Lajmi në fakt nuk qëndron, pasi Muçi nuk mund të largohet nga Shqipëria edhe nëse ka pasaportën turke.
Kujtojmë se Jalçin shprehej hapur kundër Muçit te Beshiktashi, për këtë edhe është thumbuar nga gazetari i njohur turk. Tifozët e Beshiktashit e fajësojnë Jalçin për largimin e yllit shqiptar, i cili po shkëlqen prej një viti me Trabzonsporin.