Skuadra e futbollit Kika nga Hogoshti ka bërë të ditur se ndeshjet si vendase nuk do t’i luajë në Kamenicë, por në Gjilan.
Drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur arsyen pse ndeshja e nesërme ndaj Vjosës do të luhet në Gjilan, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
“Njoftojmë se, për shkak të reshjeve të fundit dhe rëndimit të konsiderueshëm të fushës së stadiumit në Kamenicë, kjo ndeshje do të zhvillohet në Gjilan.
Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së fushës në stadiumin e Kamenicës për ndeshjet e ardhshme dhe për të siguruar kushte sa më të mira për zhvillimin e tyre.
Ndeshja luhet nesër në stadiumin e FC Drita – Livoç i Epërm”, ka njoftuar KF Kika.