Spaleti me dhimbje koke

Futboll

Spaleti me dhimbje koke

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 16:46
Futbollisti Ueston MekKenni

“Jemi 13 lojtarë”, përsëriti disa herë të dielën Luçiano Spaleti pas fitores së Juventusit ndaj Napolit.

Bardhezinjtë po përballen me një emergjencë të madhe për shkak të mungesave dhe listës së të dëmtuarve i shtohet edhe Ueston MekKenni, i cili u detyrua të largohej nga fusha në pushimin mes dy pjesëve gjatë ndeshjes së fi tuar pak orë më parë.

Mesfushori ka pësuar një lodhje muskulore, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për disa ditë. Ish-futbollisti i Shalkes 04 nuk do të jetë me siguri pjesë e skuadrës për transfertën e së enjtes në Holandë, ndaj AZ Alkmarit.

Në këtë përballje do të mungojnë gjithashtu edhe shtatë lojtarët që kanë qenë prej kohësh jashtë fushave: Grabara, Çelik, Lokateli, Tirami, Jildiz, Niko Gonzalez dhe Konseisao.

Duhet të theksohet gjithashtu se në listën e UEFA-s nuk janë të përfshirë Rugani, Xhegrova, Ekhatori dhe Miliku, ky i fundit gjithashtu i dëmtuar.

Pra, Spaleti do të ketë vërtet shumë pak alternativa në dispozicion për ndeshjen e radhës, por të paktën mund të marrë frymë i lehtësuar pas kontrolleve mjekësore të kryera nga Kabali dhe Alajbegoviçi, të cilët gjithashtu kishin pasur probleme fizike pas sfi dës në stadiumin “Alianz”.

Të dy futbollistët, megjithatë, nuk kanë rezultuar me probleme të rëndësishme dhe do t’i rikthehen normalisht stërvitjes në përgatitje për angazhimet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat