Valencia kërkon fitoren e parë në shtëpi këtë sezon në La Liga, por përballë do të ketë një kundërshtar të vështirë si Real Madrid, i cili vjen pas 12 fitoreve në 14 ndeshjet e fundit të kampionatit.
Vendasit kanë humbur dy ndeshjet e fundit në shtëpi kundër madrilenëve, por nuk kanë pësuar tri humbje radhazi në La Liga përballë tyre në fushën e vet që prej periudhës 2009-2013.
Në atë periudhë, Valencia regjistroi pesë humbje radhazi në shtëpi ndaj Real Madridit, ku tri prej tyre erdhën në kohën kur skuadra drejtohej nga Zhoze Murinjo.
Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.