Kombëtarja shqiptare zhvillon stërvitjen e fundit

Futboll

Kombëtarja shqiptare zhvillon stërvitjen e fundit

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 15:35
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare zhvilloi stërvitjen e fundit, në prag të duelit me Finlandën, i vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë, nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, zhvilluan stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”.

Gazetari Gentjan Alinani, zbuloi detaje nga përgatitjet për këtë sfidë.

Sipas tij, grupi ishte i plotë dhe trajneri duket se do të ketë të gjithë të gatshëm për sfidën.

Ditën e nesërme, Maran duhet të dërgojë në tribunë katër lojtarë, pasi UEFA lejon vetëm 23 futbollistë në listë.

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat