Sipas një artikulli në një gazetë italiane “La gazetta dello sport”, AC Milan vazhdon të ëndërrojë për transferimin e Virgil van Dijk, të cilit po i afrohet skadimi i kontrates me Liverpoolin.
Ai është një nga lojtarët e “preferuar” të Gerry Cardinale-s dhe Zlatan Ibrahimoviqit.
Megjithatë, një transferim i tillë do të kërkonte si parakusht rikthimin në Ligën e Kampionëve dhe një skuadër të aftë për të luftuar për titullin.
Të interesuara për mbrojtësin holandez janë gjithashtu edhe disa klube turke si Galatasaray, Fenerbahçe dhe Trabzonspor-i.