Luis Diaz ka hedhur një tjetër hap drejt rikthimit në fushë këtë të enjte.
Megjithatë, ai nuk është i vetmi te Bajerni që po i afrohet rikthimit. Bajerni i shpesh është përballur me më shumë mungesa pas pushimeve të ndeshjeve të përfaqësueseve sesa përpara tyre.
Por këtë nëntor, situata mund të jetë ndryshe. Jo vetëm trajneri Vinsent Kompani, por edhe tre prej lojtarëve të tij pritet të rikthehen në dispozicion.
Të enjten, kampionët rekord të Gjermanisë njoftuan se Luis Diaz ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në programin e rikuperimit. Sipas njoftimit të klubit, 29 vjeçari kolumbian ka marrë pjesë për herë të parë në ushtrimet me grupin që prej dëmtimit muskulor.
Diaz u dëmtua gjatë aktivizimit si zëvendësues në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, më 21 tetor, dhe që prej asaj kohe ka munguar në pesë ndeshje zyrtare. Vetëm katër ditë përpara këtij takimi, ai kishte zhvilluar paraqitjen më të mirë të sezonit, duke shënuar tre gola dhe dhënë një asist në fitoren 6-1 ndaj Lajpcigut.
Përveç Luis Diazit, edhe Jamal Musiala dhe Bara Sapoko Ndiaje janë pjesë e grupit të reduktuar që po zhvillon stërvitjet në kompleksin e klubit në Zebener Shtrase, ndërsa pjesa më e madhe e skuadrës është larguar për shkak të angazhimeve me përfaqësueset.
Musiala, i cili së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes pas komenteve pesimiste të presidentit të nderit, Uli Hënes, mungon që prej pushimit të fundit të ndeshjeve të përfaqësueseve për shkak të një dëmtimi në fibrat muskulore.
Ndërkohë, Sapoko Ndiaje i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e apendiksit. Trajneri Vinsent Kompani, i cili u diagnostikua me meningjit dhe pësoi gjithashtu një dëmtim në shpatull gjatë kolapsit të tij, u rikthye të martën për herë të parë në ambientet stërvitore të klubit.
Megjithatë, mbetet për tu parë nëse ai do të jetë në gjendje të ulet sërish në pankinë më 20 nëntor, në ndeshjen kundër Këlnit.