Driblimet e shqiptarit në Beograd dhe deklarata e tij pas ndeshjes

Futboll

Driblimet e shqiptarit në Beograd dhe deklarata e tij pas ndeshjes

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 11:32
Sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë, Brajan Gruda, mbrëmë zhvilloi një ndeshje fantastike në Beograd

Për Brajan Grudën, mbrëmja e së premtes në Beograd ishte realizimi i një ëndrre.

Sulmuesi i RB Leipzig debutoi me kombëtaren A të Gjermanisë, madje si titullar, në fitoren 3:1 ndaj Serbisë, duke shënuar edhe golin e tretë.

“Gjatë stërvitjes kisha krijuar përshtypjen se mund të luaja nga minuta e parë.

Më pas trajneri ma konfirmoi në një bisedë të shkurtër dhe më dha shumë vetëbesim”, – tregoi Gruda.

Për golin, ai shpjegoi: “Kimmich ma pasoi topin. Me prekjen e parë u futa drejt qendrës. Kishte shumë hapësirë dhe duhej ta shfrytëzoja”.

Gruda regjistroi me sukses 9 nga 14 driblime në debutimin e tij. Në 10 vitet e fundit, vetëm Jamal Musiala ka regjistruar më shumë driblime të suksesshme në një ndeshje me Gjermaninë: 13 kundër Kosta Rikës, në dhjetor 2022.

Gjithashtu fitoi edhe 12 duele në fushë me kundërshtarë.

 Gruda u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga platforma "Sofascore" duke marrë notën 9.0.

“Ishte instinkt. Kur dribloj, nuk mendohem shumë, thjesht veproj. Zakonisht nuk ke kohë për të menduar”, – tha 22-vjeçari.

Trajneri Jürgen Klopp e vlerësoi: “Brajan është një talent i jashtëzakonshëm, me aftësi të jashtëzakonshme. Është i pabesueshëm”.

Gruda shtoi se ndonjëherë driblon më shumë seç duhet, por vlerësoi mënyrën si alternoi lojën e thjeshtë me marrjen e rreziqeve:

“Buzëqesh gjatë gjithë kohës. Jam shumë i lumtur. Kjo është ëndrra ime dhe e gjithë familjes sime”. Tani, shqiptari i kombëtares gjermane synon të konfirmohet startues edhe kundër Holandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat