Akanji largohet para kohe nga grumbullimi

Futboll

Akanji largohet para kohe nga grumbullimi

Nga: B.S Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 15:29
Manuel Akanji mungon në ndeshjen kundër Skocisë

Futbollisti Manuel Akanji largohet të dielën pasdite nga grumbullimi i kombëtares së Zvicrës.

Arsyeja janë “shqetësimet e lehta fizike”, bëri të ditur Federata Zvicerane e Futbollit.

Mbrojtësi kryesor, i cili në mungesë të Granit Xhakës mbajti shiritin e kapitenit të premten në ndeshjen kundër Sllovenisë, do ta humbasë kështu përballjen e fundit të Ligës së Kombeve, të hënën kundër Skocisë.

Të shtunën, edhe Dan Ndoye ishte larguar nga grumbullimi për t’u kthyer te klubi i tij, Nottingham Forest, me qëllim menaxhimin e ngarkesës fizike.

Ndërkohë, në ndeshjen kundër Sllovenisë, për shkak të lëndimeve, Zvicrës i munguan edhe Granit Xhaka, Johan Manzambi, Miro Muheim dhe Silas Huber.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat