Rene Weiler nuk është më trajner i D.C. United. Klubi nga Washingtoni, që garon në MLS, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin 53-vjeçar zviceran, pas rreth një viti e gjysmë dhe vetëm tetë fitoreve.
Sezonin, skuadra e përfundoi në vendin e parafundit të Konferencës Lindore, duke mbetur jashtë fazës së plejofit për të shtatën herë radhazi.
Weiler e kishte marrë drejtimin e klubit në verën e vitit 2025. Edhe sezonin e tij të parë me D.C. United e kishte përfunduar në pjesën e poshtme të tabelës.
Më parë, trajneri zviceran kishte drejtuar edhe skuadra si Aarau, Luzern dhe Servette.
Pasuesi i tij në Washington do të jetë Oscar Pareja. Trajneri 58-vjeçar kolumbian u prezantua të dielën përmes një komunikate zyrtare dhe do ta marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm.