Franca gjunjëzon Turqinë, përfundon e para në grup

Futboll

Franca gjunjëzon Turqinë, përfundon e para në grup

Nga: K.G. Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 22:06
Pamje nga ndeshja

Franca ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Turqisë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Stade Atlantique” në Bordeaux.

Në minutën e 49-të, një autogol fatkeq i Emirhan Topçut i dha epërsinë përfaqësueses franceze.

Pas një goditjeje nga këndi të Francës, Topçu tentoi ta largonte topin nga zona e rrezikut, por pa dashje e dërgoi atë në rrjetën e portës së tij, duke i dhënë avantazhin Francës.

Franca dyfishoi epërsinë në 2:0 në minutën e 80-të!

Rayan Cherki dhuroi një pasim të bukur për Eli Junior Kroupin, i cili nga brenda zonës së rreptësisë goditi ulët dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Turqia reagoi në minutat e fundit të ndeshjes, duke ngushtuar rezultatin në 2:1!

Abdülkerim Bardakcı u ngrit lart pas një goditjeje nga këndi dhe, me një goditje të fuqishme me kokë, e dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin francez.

Sa i përket renditjes në Grupin 1, Franca përfundoi në vendin e parë me 13 pikë, një më shumë se Belgjika, që u rendit e dyta. Italia zuri vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa Turqia përfundoi në fund të grupit me zero pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat