Cardinale nuk pret

Futboll

Cardinale nuk pret

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 23:33
Cardinale e Amorim

Presidenti i Milanit ndryshon kurs.

Kështu raporton “Milannews.it” që shkruan se Gerry Cardinale është i vendosur për të përforcuar skuadrën që në muajin janar me 3 deri në 4 afrime të rëndësishme. 

Shpenzimet priten të jetë të mëdha, pasi bëhet fjalë për lojtarë me cilësi dhe që do të rrisin goxha kualitetin e kontingjentit të trajnerit Ruben Amorim. Disa prej kërkesave janë bërë tashmë të qarta, ku kërkohet një partner në sulm për Goncalo Ramos. 

Po ashtu, edhe mbrojtja shihet me interes, aty ku mendohet se do të vijë një lojtar që e zotëron eksperiencën për të mbushur mangësitë në këtë repart. Identitetet e tjera, sakaq mbeten të pazbuluara. Ajo çfarë mbetet është vetëm koha, nëse Cardinale do të tregojë edhe njëherë tjetër se nuk pyet për paratë dhe kërkon menjëherë fillimin e një cikli fitues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat