E ardhmja e Mitajt në Serinë A dhe Shqipëria

Futboll

E ardhmja e Mitajt në Serinë A dhe Shqipëria

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 14:54
Mario Mitaj gjatë një ndeshje

Mario Mitaj nuk e ka nisur ashtu siç pritej aventurën e tij në Serinë A, pasi në muajt e parë të tij te Xhenoa, ka luajtur vetëm pjesëza ndeshjesh, duke qenë rrallëherë vendimtar në fushën e lojës.

Por menaxheri i tij, Silvio Paljari, duket i bindur se e ardhmja e mbrojtësit të majtë është me një rol protagonisti në elitën e futbollit italian.

Në një intervistë për “TMË”, ai i ka kushtuar vëmendje pikërisht edhe Mitajt, të cilin pret ta shohë më me rregullsi në fushë në pjesën e dytë të sezonit.

“E ka nisur pak nën ritëm pasi vjen nga një kampionat i ndryshëm, por në paraqitjet e fundit është parë Mitaj i vërtetë. Ai është një lojtar i rëndësishëm, është i fortë, që tani është pjesë e ekipit kombëtar. Edhe me Shqipërinë ka zhvilluar ndeshje të mëdha.

Mendoj se mund të jetë protagonist në fazën e dytë”, u shpreh Paljari për mbrojtësin e majtë i cili u transferua në Itali nga radhët e Al Itihad në Arabinë Saudite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat