Kai Havertz nuk është plotësisht i kënaqur me paraqitjet e tij me përfaqësuesen e Gjermanisë dhe pranon se ka ende shumë hapësirë për përmirësim.
Sulmuesi i Arsenalit po kalon një periudhë ku dëmtimet kanë ndikuar në vazhdimësinë e tij, duke e penguar të tregojë potencialin e plotë.
Përpara përballjes së rëndësishme me Holandën, sulmuesi gjerman ka folur hapur për pritshmëritë dhe përgjegjësinë që ndjen ndaj kombëtares.
Havertz theksoi se futbolli me përfaqësuesen është krejtësisht ndryshe nga ai në nivel klubesh.
Ai pranoi se rezultatet e Gjermanisë në turnetë e fundit nuk kanë qenë pozitive dhe se kjo ndikon edhe në vlerësimin e paraqitjeve individuale.
“E di që ka ende potencial dhe hapësirë për përmirësim”, u shpreh futbollisti në konferencën për shtyp.