Kosova nuk ka treguar lojën e pritur sonte, e gjithë kjo për shkak se mbeti pa një futbollist nga minuta e 26-të. Kreshnik Hajrizi u përjashtua direkt me karton të kuq, pasi e ndali topin që të mos përfundonte në rrjetë, duke shkaktuar penallti. Deri në atë minutë, Kosova ishte më e mirë.
“Bosnja dhe Hercegovina fiton me përmbysje në Ligën e Kombeve. Katastrofë e Kosovës në Irlandë”, është titulli i mediumit kroat Index.
Bosnja ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Rumanisë.
Republika e Irlandës e ka mposhtur Kosovën me rezultat 3:0, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Grupit 3 të Ligës B të Kombeve në futboll.