Tiger Woods urdhërohet të bëjë 137 teste të atësisë - Bota Sot
Tiger Woods urdhërohet të bëjë 137 teste të atësisë

Golf

Tiger Woods urdhërohet të bëjë 137 teste të atësisë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 11:32
Tiger Woods

Kampioni i golfit Tiger Woods është urdhëruar nga gjykata amerikane që t’i nënshtrohet plot 137 testesh atësisë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, të cilat shkruajnë se vendimi vjen pas kërkesës së 137 femrave.

Ato pretendojnë se kanë qenë të dashurat e kampionit të golfit dhe se kanë lindur fëmijët e tij.

Kur gjyqtari shpalli vendimin e tij, shumë femra, të cilat pretendojnë se kanë lindur fëmijë me Woods qanë nga gëzimi.

Shumë prej tyre kanë luftuar për më shumë se 7 vjet për të arritur këtë vendim. Gjykata i ka dhënë një muaj kohë lojtarit të golfit për t’iu nënshtruar të gjitha testeve të ADN-së.

Avokati i Tiger Woods ka deklaruar se klienti i tij e respekton vendimin e gjykatës dhe se do t’i nënshtrohet të gjitha analizave të mundshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...