Aktivizohet golfi dhe tenisi.
Qeveria e Sllovenisë filloi reduktimin e masave të izolimit dhe disa sporte që ruajnë distancën fizike mes personave që i ushtrojnë ato, i lejoi që të praktikohen nga dashamirësit e tyre.
Rënia e numrit të të prekurve në vendin alpin, ka shtyrë qeverinë sllovene që të reduktojë masat duke lejuar praktikimin e sporteve të ndryshëm si tenisi, golfi, joga dhe çiklizmi.
Këtë të hënë fushat e tenisit dhe të golfit ishin pushtuar sërish , duke rikthyer shpresë dhe për rifillimin e aktiviteteve profesioniste zyrtare në Slloveni.