Zylfiu: Pritet ballafaqim mes lojtarëve nga Kosova dhe Serbia 

Golf

Zylfiu: Pritet ballafaqim mes lojtarëve nga Kosova dhe Serbia 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2020 Në ora: 17:17
Zylfiu: Pritet ballafaqim mes lojtarëve nga Kosova dhe Serbia 

Kryetari i Federatës së Minigolfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu, për gazetën kombëtare “Bota sot, konfirmon se mund të përballen me Serbinë në një turne në Turqi.  

Zylfiu shprehet se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për turneun dhe eventualisht për ndonjë përballje mes lojtarëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë. 

“Federata e Golfit e Kosovës e krijuar me shumë mund për 12 vite punë vullnetare ka pranuar ftesën e parë zyrtare në Golf për të qenë pjesëmarrëse në Kampionatin Ballkan Open 2021 i cili organizohet në Belek të Turqisë nga datat 21 deri 30 Janar 2021.

Autoritetet turke kanë ftuar Federatën tonë me shumë dashamirësi dhe konsideratë duke na premtuar dhe një promovim të veçantë si Federata më e re e Golfit në Botë.

Lojtarët që pritet ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në këtë ngjarje janë shqiptar me vendbanim në shtete të ndryshme të Evropës dhe me theks të veçantë nga Gjermania, por gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe shqiptar nga Amerika, kryesisht nga Nju Jorku dhe Detroiti apo dhe nga Bostoni,  për ta shënuar garën e parë zyrtare të Golfit të Kosovës dhe për ta shkru historinë e sportit më prestigjioz në botë nën Flamurin e Republikës së Kosovës.

Nëse merret në përqindje, Kosova ka numër më të madh të lojtarëve profesional në ish Jugosllavi të cilët i janë bashkuar vullnetarisht Federatës së Golfit për ta krijuar një ekip të jashtëzakonshme dhe tejet konkurruese në gjithë Ballkanin. Nëse Federata udhëton në Belek, pritet të ndodhë ballafaqim i drejtpërdrejt mes lojtarëve nga Kosova dhe Serbia me ç'rast do bëhej edhe lajm ndërkombëtar interesant.

Kujtojmë se sportin e Golfit në Kosovë e ka sjellë shqiptaro - amerikani Dino Asanaj i cili kishte përzgjedhur pikërisht Lavdim Zylfiun që ta popullarizoj këtë sport dhe nga viti 2008 është bërë një punë e shumë mundimshme por edhe frytëdhënëse në sportin e Golfit”, thotë Zylfiu.

Numri një i federatës tha se në javën e ardhshme pritet të takohen me ministren e sportit: ““Në javën e ardhshme pritet të ndodhë një takim mes zyrtarëve të Federatës së Golfit dhe Ministres së MKRS për të diskutuar mbi bashkëpunimin më të mirë të mundshëm në mënyrë që Kosova të jetë sa më e fuqishme në Diplomacinë e saj Publike ndërsa sporti i Golfit është padyshim Diplomacia Publike më e mira e vendit tonë!”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat