Mediet Serbe: Si NATO ia ndaloi Serbisë radarin dhe ia dha Shqipërisë që të na vëzhgojë

Lajme

Mediet Serbe: Si NATO ia ndaloi Serbisë radarin dhe ia dha Shqipërisë që të na vëzhgojë

Nga: F. B. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 08:42
Ilustrim

Vendosja e radarit për vëzhgim të hapësirë ajrore në Shqipëri, ia ka mundësuar asaj , por edhe NATO-së fotografinë komplete ajrore në rrezen prej 500 kilometra, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Bëhet fjalë për ose për hapin e ri të Aleancës veri-atlantike për bashkëngjitje të vendeve të Ballkanit perëndimor strukturës së vetë apo modernizim i kapaciteteve të veta teknike.

Shqipëria ka aktivizuar radarin e ri mobil 3D për vëzhgimin e hapësirës ajrore me rreze të gjata në malin Mida në veri të rrethit të Shkodrës në fillim të nëntorit. Me këtë ka fituar pasqyrën komplete të hapësirës ajrore në rrezen deri 470 kilometra, që ia mundëson “ shikimin dhe vëzhgimin” shumë larg kufijve të saj përfshirë edhe Serbinë.

Duke u nis nga fakti se Shqipëria është tashmë pjesë e strukturës së NATO-së, ajo është e obliguar që fotografinë e marr nga radari me këto mjete ta integroj në sistemin e vëzhgimit të NATO-së lidhur me alarmimin e hershëm dhe për reagim.

Radar është vendosur në bashkëpunim me kompaninë amerikane "Lokid Martin".

Lidhur me këtë, eksperti ushtarak Mitar Kovaç konsideron se NATO  nuk ka ndaluar strategjinë e vetë që të gjithë Ballkanin perëndimor ta fus në strukturën e vetë, kështu që radari nuk do të vendosej po të ishte në pyetje vetëm interesi kombëtar i Shqipërisë dhe përkujton se Aleanca veri-atlantike gjatë gjithë kohës ia ndalon Serbisë shfrytëzimin e stacionit të radarit në Kopaonik, bile edhe për fluturimet civile.

"Radari në Kopaonik nuk është në funksion, sepse ai ka pozitë të kontrollojë jug-lindjen e vendit tonë dhe kufijtë jugor ndaj Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ky është ai kriteri i dyfishtë, kjo nuk është vetëm nevojë e shtetit dhe ushtrisë shqiptare, por e vetë NATO-së. E kanë marr me kushte të volitshme dhe teknologji moderne që do të vëzhgojë të gjithë hapësirën e gjerë, pjesërisht edhe territorin  e vendeve fqinje, para së gjithave Malit të Zi dhe Maqedonisë” tha Kovaç.

Nga ana tjetër Petar Vojinoviç redaktor i portalit "Tango siks" u shpreh se vendosja e radarit  nuk duhet shikuar në kontestin negativ për Serbinë, sepse kjo është modernizim standard i kapaciteteve teknike për mbikëqyrje të hapësirës ajrore.

"Largësia e këtij lloji të radarit është e tillë dhe kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Edhe ne njëjtë mund të shohim Shqipërinë komplet. Për shkak të veçorive fizike të shteteve të Ballkanit, hapësira ajrore mes tyre janë të dukshme mes vetës", tha Vojinoviç.

Vlera e projektit të vendosjes së radarit në Shqipëri kap shumën prej 22 milionë e 266 mijë dollarë, prej të cilave Shqipëria ka siguruar 19 milionë e 139 mijë nga buxheti i saj, ndërsa mbetja u sigurua nga projekti i qeverisë amerikane FMS (Foreign Military Sale).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat