Nuk ndalet serbi Drecun, akuzon edhe Shqipërinë për ndihmë ndaj UÇK-së dhe për ‘Shtëpinë e verdhë’

Lajme

Nuk ndalet serbi Drecun, akuzon edhe Shqipërinë për ndihmë ndaj UÇK-së dhe për ‘Shtëpinë e verdhë’

Nga: F. B. Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 09:06
Drecun

Shqipëria ka formuar komision special që do të hetojë raportin e Dik Martit me qëllim që të mohoj dhe të pastrojë bashkëpunimin me UÇK, ka vlerësuar për “Sputnjik” kreu i këshillit për Kosovë Milovan Drecun, transmeton “Bota Sot”.

Ai u shpreh i befasuar me hapin e Shqipërisë, kur dihet siç thotë “futjen thellë në krimet e UÇK”, duke përmendur se në raportin e Marti përmendet zona e Matit, ku gjendet “shtëpia e verdhë”.

"Raporti i Marti flet qartë se një pjesë emërimeve që ka kryer UÇK, kanë ndodhur në territorin e Shqipërisë dhe me dijen e policisë dhe shërbimit informativ dhe regjimit. Ata e kanë ditur për bazat e UÇK-së sepse atje janë formuar edhe stërvitur  dhe kanë munduar e vra njerëz”, tha Drecun.

"Në akuzën ndaj Thaçit flitet për dy lokacione në Cakan dhe Kukes në Shqipëri, ku njerëzit janë burgosur ilegalisht dhe janë munduar e vrarë. Kjo tash ka peshë për Tiranën edhe Shqipërinë dhe e bën pjesëmarrës në krime që ka kryer UÇK”, tha ai.

Sipas Drecun vetë formimi i komisionin është mënyrë e mbrojtjes sepse ajo duhet përcaktojë konstatimet e Martit.

"Por nëse bazohemi në kreun  këtij komisioni, ata veç kanë vërtetuar çfarë ka ndodhur sepse kanë qëndrimin se konstatimet e Martit nuk janë të sakta”.

Kjo sipas tij është lojë politike që dëshirohet të margjinalizohet përgjegjësia e saj për krimet e kryera.

"Shqipëria edhe regjimi i saj mbajnë përgjegjësi si bashkëpunëtorë në krimet e kryera nga UÇK dhe UÇPMB dhe në Maqedoni, sepse prapa këtyre formacioneve qëndron ajo vetë”, tha Drecun.

Prishtina edhe Tirana sipas Drecun me fushatën e mbështetjes për shqiptarët në regjion duan që të pa-fuqizojnë akuzën e Thaçit që tregojnë se UÇK ka kryer krime.

"Qëllimi ishte sundimi në territorin e Kosovës duke u shërbyer me dëbime etnike, mundime e vrasje të njerëzve dhe shteti i vetëshpallur i Kosovës është rezultat i veprimit të përbashkët të këtillë kriminal dhe u krijua në spastrimin etnik dhe krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës", shprehet Drecun.

Ai përfundon se “Kosova është krijesë kriminale si edhe UÇK dhe të gjitha strukturat e saj janë ndihmuar nga Shqipëria” që do të jetë temë e kontestimit nga komisioni që ka formuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat