Mësoni se cilat janë procedurat për të tërhequr 10 për qind nga Trusti

Lajme

Mësoni se cilat janë procedurat për të tërhequr 10 për qind nga Trusti

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:37
Trusti

Shumë qytetarë e kanë pritur mundësinë për t tërhequr 10 për qind nga Trusti Pensional i Kosovës edhe pse jo t gjithë kanë çka të tërheqin. Kryeministri Avdullah Hoti tha se të gjitha ata që duhan të tërheqin përqindjen e mjeteve do të mund ta bëjnë të premten nga ora 15:00.

“Duke filluar nga e premtja e orës 15:00 do të hapet uebfaqja për të dhënë mundësinë e aplikimit të gjithë kontribuuesve të interesuar. Për rreth katër muaj do të jetë e hapur mundësia për të aplikuar”, tha Jeton Demi nga ky institucion.

“Aplikimi bëhet përmes internetit. Dy të dhënat kryesore të cilat duhet t’i dhënë me kujdes kontribuuesit janë ‘numri personal’ dhe ‘numri i llogarisë bankare’ i kontribuuesit”, sqaroi ai për RTVD.

“Do tu kërkohet edhe një adresë e-maili dhe një numër telefoni, informacione të cilat nuk jan të obligueshme për të përfunduar aplikimin. Pas këtij hapi aplikuesi vetëm e konfirmon se sa është bilanci i 10 përqindëshit që i takon për tu transferuar në llogarinë e tij/saj dhe e shtyp butonin e aplikimit”, shpjegoi Demi.

“Ata që nuk kanë llogari të kursimit në Trust automakisht përjashtohen nga aplikimi si dhe ata të cilëve u është miratuar pensionimi”, tha Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat