Nga e hëna kushdo që hyn në Serbi duhet të ketë testin PCR negativ

Lajme

Nga e hëna kushdo që hyn në Serbi duhet të ketë testin PCR negativ

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Nga e hëna e 21 dhjetorit çdokush që hyn në Serbi duhet të ketë testin PCR negativ për COVID-19 në të kundërtën duhet të izolohet për 10 ditë, raporton Tanjug.

Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë së Serbië dhe do të hyjë në fuqi pasnesër.

Mërgimtarë të shumtë ia kanë mësyer Kosovës këtë vikend përmes rrugëve tokësore dhe ajrore.

Vetëm sot janë realizuar 41 fluturime nga Zvicra dhe Gjermania për në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat