Çfarë shkroi Kurti në Kishën e Shën Zefit në Stubëll?

Lajme

Çfarë shkroi Kurti në Kishën e Shën Zefit në Stubëll?

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:40
Albin Kurti bërë një vizitë në Muzeun e Shkollës së para shqipe në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me rastin e Krishtlindjes ka vizituar fshatin Stubëll i banuar me qytetarë të besimin katolik.

Ai me këtë rast ka bërë një vizitë në Muzeun e Shkollës së para shqipe në Kosovë.

Ai më këtë rast ka lënë një shënim. Kurti e ka quajtur më shumë se muze që na tregon për gjuhën shqipe dhe mësimin e saj në shkollë.

"Shkolla e parë shqipe, këtu në Stubëll të Vitisë është më shumë se muze. Na e dëfton historinë tonë që është aq histori e gjuhës amë dhe e mësimit të saj e shkollimit përmes saj, por edhe na orienton për gjuhën si instikt dhe shkollën si interaksion drejt së ardhmes", ka shkruar Kurti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat