Pse dhanë dorëheqje nga Qeveria e Shqipërisë Besa Shahini e Gent Cakaj?

Lajme

Pse dhanë dorëheqje nga Qeveria e Shqipërisë Besa Shahini e Gent Cakaj?

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:12
Besa Shahini dhe Gent Cakaj

Viti 2018 pati sjellur mjaftë ndryshime në Qeverinë e Shqipërisë, të udhëhequr nga fituesi i zgjedhjeve të atëhershme, Edi Rama.

Rama në qeverisjen e tij përpos bashkëpunëtorëve nga Shqipëria mori edhe dy nga Kosova.

Më 28 dhjetor 2018, në Qeverinë Rama ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë u emërua Gent Cakaj.

Në janar 2018, Gent Cakaj iu bashkua Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë si këshilltar politik, përgjegjës kryesisht për procesin e integrimit evropian dhe politikës së jashtme. Në të njëjtën kohë, ai ka shërbyer edhe si Koordinator Kombëtar i Republikës së Shqipërisë për Zonën Rajonale Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Cakaj para këtij posti ishte edhe këshilltar i Ramës, ndërsa në postin e ministrit të Jashtëm e zëvendësoi pasuesin e tij, Dimtir Bushati.

Por një ditë pasi mbushi dy vite në këtë pozitë, Gent Cakaj sot informoi për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga Qeveria e Shqipërisë, e udhëhequr nga Edi Rama.

Cakaj tha se pas përfundimit me shumë suksese të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masazh të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në prag-fushatë zgjedhore, Cakaj tha se nuk synon të angazhohet si kandidat për deputet dhe se konsideron që kapitulli i shërbimit në krye të diplomacisë shqiptarë është i përfunduar.

“Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim”, tha Cakaj.

Ndryshe Cakaj u lind në Prishtinë, teksa shkollimin e kreu në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari.

Në të njëjtën kohë me Cakajn, në Qeverinë Rama si ministre e Arsimit u emërua edhe Besa Shahini.

Kosovarja Shahini u emërua e para e Arsimit dhe Shkencës në Shqipëri, duke e zëvendësuar kështu ish-ministren Lindita Nikolla.

Para emërimit nga Rama, Shahini pati punuar në projekte të shoqërisë civile në Kosovë si dhe për organizata të ndryshme ndërkombëtare që kanë për fokus përmirësimin e cilësisë në arsim dhe integrimet evropiane.

Por pikërisht me 14 shtator të këtij viti nga posti i ministres së Arsimit u dorëhoq edhe Shahini.

Lajmin për largimin e Besa Shahinit e bëri të ditur vetë kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili njoftoi se këtë pozicion tashëm do e marrë Evis Kushi.

“E kam të vështirë të vazhdojë një mandat tjetër larg familjes. Ky post është vështirë të mbahet nga unë. PS duhet ta fitojë edhe një mandat tjetër nëse duam ta shikojmë Shqipërinë të ecë më përpara. Kryeministri tregoi kurajë që përfshiu në politikë aktivistë nga Kosova. Ka qenë e paimagjinueshme që ngrihet opozita e akuzon që ministrja flet me dialekt. Një argument gati-gati racist”, u shpreh Besa Shahini pasi i la detyrën pasardhëses së saj.

Anipse u emëruan në kohën e njëjtë, dyshja u larguan nga këto poste poashtu në një kohë të afërt.

Tashmë në Qeverinë e Shqipërisë nuk ka ndonjë post të lartë që udhëhiqet nga shtetasit e Kosovës.

Largimi i Cakajt dhe Shahinit padyshim se mund edhe të sjellë ndryshime në politikën kosovare, nëse veç ndonjëri prej tyre do të aderonte në ndonjë prej partive tashmë kur zgjedhjet e përgjithshme po afrojnë dhe pritet të zhvillohen në një afat prej më pas se 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat