Sot varroset biznesmeni që dyshohet se e vrau veten në vendin e tij të punës në Prishtinë

Lajme

Sot varroset biznesmeni që dyshohet se e vrau veten në vendin e tij të punës në Prishtinë

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 13:26
Ilaz Beqiri

Ilaz Beqiri, pronari i kompanisë “Veneta Travel”, sot në orët e mëngjesit është gjetur pa shenja jetë në zyret e tij.

Me rastin janë duke u marrë organet e drejtësisë.

Ndërsa, familjarët përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në varrezat e Dragodanit, Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar miq dhe familjar, ju njoftoj se sot me 31 dhjetor 2020 ndërroi jete baba jone, Ilaz Beqiri varrimi i ndjerit behet sot 31.12.2020 ne ora 16:00 ne varrezat e Dragodanit,Prishtine.

Për shkaqe te pandemisë nuk do te mbahet e pame! Fatmire Maloku Beqiri Boiken Beqiri Veneta Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat