Veliu uron qytetarët për Vitin e Ri, kërkon kujdes në përdorimin e mjeteve piroteknike

Lajme

Veliu uron qytetarët për Vitin e Ri, kërkon kujdes në përdorimin e mjeteve piroteknike

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 18:18
Agim Veliu

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e Ri.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka uruar qytetarët me rastin e Vitit të Ri, teksa ka apeluar që të respektohen rregullat ligjore dhe të ketë kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti ka punuar shumë dhe me përkushtim të madh, po ashtu ka falënderuar të gjithë ata që u përballën me pandeminë e koronavirusit.

Urimi i plotë 

Të dashur qytetarë,

Po e përmbyllim këtë vit të vështirë për gjithë ne, me urimet e mia më të sinqerta që viti që po vjen të ju gjej me shëndet të mirë dhe të jetë vit i mbarë për ju dhe familjet tuaja.

Përgjatë këtij viti kemi punuar shumë dhe me përkushtim të madh në realizimin e objektivave tona për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Shpreh mirënjohjen time dhe urime të sinqerta për të gjithë shërbyesit civil, punëtorët shëndetësor, Policinë e Kosovës, punonjësit e arsimit dhe gjitha insititucioneve të Republikës së Kosovës, të cilët me angazhimin dhe disiplinën e tyre, kanë bërë punë të jashtëzakonshme këtë vit, në përballje me COVID-19.

Poashtu, apeloj tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që ti respektojnë rregullat ligjore dhe të kenë kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike gjatë ndërrimit të moteve.

Gëzuar Viti i Ri 2021!.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat