“Marrëveshja gjithëpërfshirëse do të krijojë një Kosovë të re”

Lajme

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse do të krijojë një Kosovë të re”

Nga: F. B. Më: 2 janar 2021 Në ora: 13:06
Weber

Analisti i Këshillit për politikë dhe demokratizim në Berlin, Bodo Weber, në intervistën për “Kosovo-online” thotë se në 2021 pret përtëritje të dialogut, dhe beson se “një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Prishtinës dhe Beogradit do të krijojë në Kosovë të re, ku bashkësia serbe dhe ajo shqiptare për fillim do të jetojnë të qetë njëri pranë tjetrit”, transmeton “Bota Sot”.

“Në njërën anë viti 2020 ishte vit i humbur në dialog, pasi në fazën e re të dialogut në tri vitet e fundit nuk ka bisedime të vërteta për marrëveshjen gjithëpërfshirëse. Në anën tjetër në 2020 pësoi humbje ideja për shkëmbim territorial që do kënaqte interesat personale të dy presidentëve dhe disa përfaqësuesve perëndimorë, që do shkaktonte eksod të serbëve në jug të Ibrit, e veriu do përfundonte në Serbinë autokratike, që do destabilizonte të gjithë rajonin”, tha Weber.

Në pyetjen nëse pret lëvizje konkrete në vitin që kemi hyrë, Weber tha se “Pres rikonstruksionin dhe kthimin e bashkëpunimit trans-atlantik dhe fillimin e bisedimeve të vërteta për marrëveshje gjithëpërfshirëse sipas parimeve të 2014 se ka kaluar koha e ndryshimit të kufijve dhe të pranuar nga Beogradi se me përgjegjësinë e vetë humbi Kosovën, andaj fokusi duhet të jetë në normalizimin e raporteve bilaterale dhe sigurimin e jetës normale për serbët në Kosovë”.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse do përmbyll pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat kolektive dhe mekanizmit për mbrojtjen e tyre, do të krijohet në Kosovë e re, që nuk do ketë kthim në vitin 1999 apo 1989 por shoqëri të re, ku bashkësia serbe edhe shqiptare do të jetojnë ne fillim së bashku më mirë se kur ishte Kosova krahinë. Kjo do mundësojë që edhe rinia serbe të ketë të ardhme në Kosovë dhe kthim edhe në qytetet e mëdha”, tha ai.

Rënia e tretë e qeverive në 17 muaj dhe situata në prag të zgjedhjeve ishte pyetja tjetër për Veber, ku ai u shpreh se “jemi në fillim të shkuarjes së gjeneratës politike të luftës në Kosovë, ndryshimin e elitës politike. Mirë që Gjykata Kushtetuese detyroi partitë që të shkojnë në zgjedhje, në vend të jo-stabilitetit aktual që zgjat nga prilli dhe që ndërpreu bisedimet.

Palët nuk ia dolën të afrojnë qëndrimet rreth pasurisë, ndërsa Beogradi thotë se posedon 58 për qind të tokës sipas katastrit përfshirë pasurinë e Kishës dhe atë shoqërore, ishte pyetja ku Veber tha: “Ajo se Serbia ‘ka’ 58 për qind të tokës së Kosovës është tregimi n[ë frymën Kosova ësht Serbi. BE vjeshtën që shkoi përgatit freskimin e dialogut me largimin e Mogerinit, por kjo u pengua me emërimin e Grenellit. Me marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit dhe fillimin e bisedimeve ndonëse u përpjek Lajçak deri 20 janar u zhvilluan vetëm para-bisedime”.

“Unë besoj se sapo që është vendosur kuadri dhe parimi për bisedime, dhe këtë e di Vuçiq – pranimi i Kosovës nga Serbia në një proces të gjatë të përmbushjes, që duhet të përfundojë me hyrjen e Serbisë në BE, do të gjendet zgjidhja reale edhe për të gjitha temat bilaterale” tha Weber.

A duhet përshpejtuar pranimi i vendeve të Ballkanit, pasi ato janë zhgënjyer si rasti i Maqedonisë që ka përmbush kriteret e nuk iu hapen bisedimet dhe liberalizimi i vizave për Kosovën, po ashtu pas përmbushjes së kushteve, Veber tha se nuk është e nevojshëm përshpejtimi, por BE duhet të bëhet serioz në politikën e zgjerimit.

“Maqedonia ishte dëmi kolateral i krisjeve në linjën Berlin-Paris deri tel bllokimi i papërgjegjshëm nga presidenti francez Makron në tetor 2019. Pas kësaj qeveria bullgare lejoi vetën që krizën e brendshme në terrenin e zgjerimit kundër Maqedonisë. Jam optimist se kjo bllokadë do të zgjidhet në 2021pas zgjedhjeve në Bullgari dhe do të shohim po ashtu edhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Faktor tjetër i diskreditimit të politikës së zgjerimit është fakti se Kosova u bë dëm kolateral i raporteve të brendshme të BE-së, në këtë rast mos unitetit në Be në politikën e azilit dhe emigrimit” tha Weber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat