Gani Geci zbulon personin që financon subjektet politike në Kosovë

Lajme

Gani Geci zbulon personin që financon subjektet politike në Kosovë

Nga: A.Morina Më: 10 janar 2021 Në ora: 10:19
Aleksander Soros dhe Albin Kurti

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosov, Gani Geci, në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar disa fotografi të Aleksander Sorosit me liderët e partive politike në Kosovë.

Geci bëri pyetjen se cilat parti politike po i financon Aleksander Soros.

"A ka mundësi dikush të më shpjegoj ma tepër se kush është Sorosi plak dhe kush është Aleksander Sorosi, cilat parti politike i financon në Kosovë dhe pse Presidenti Rugova nuk u takua kurrë me të", u shpreh Geci, përcjell "Bota sot".

Alex Soros, djali i miliarderit kontrovers amerikan George Soros, njihet për fondacionin Shoqëria e Hapur ndryshe si fondacioni “Soros”, i cili operon në Kosovë dhe në Serbi.

Postimi i plotë

A ka mundësi dikush të më shpjegoj ma tepër se kush është Sorosi plak dhe kush është Aleksandër Sorosi cilat parti politike i financon në Kosovë dhe pse presidenti Rugova nuk u takua kurrë me të.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat