Çfarë thoshte shefi i ri i CIA-së për Kosovën dhe Serbinë?

Lajme

Çfarë thoshte shefi i ri i CIA-së për Kosovën dhe Serbinë?

Nga: F. B. Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:05
Uiliam Berns

Diplomati amerikan i karrierës Uiliam Berns për të cilin sot u njoftuar se mund të emërohet nga presidenti Biden si shef i ri  i CIA-së, ka qëndruar në vitin 2012 në Ballkan, kur u shqua me mbështetjen e integrimit të Serbisë në BE, ndërsa asokohe pat deklaruar se ShBA mbështesin marrëveshjen e Brukselit, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Berns në Beograd në vitin 2012 u takua me liderët e Serbisë, ndërsa tema kryesore ishte statusi i kandidatit për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Diplomati amerikan pat thënë se duhet të i përkushtohet dialogut dhe se është arritur përparim me rëndësi dhe statusi i kandidatit është pothuajse në dorë.

Berns ka thënë asokohe se është në interes të BE-së vazhdimi i dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit.

Sipas tij lidhjet bilaterale mes Serbisë dhe ShBA-ve viteve të fundit janë përmirësuar, por qëllimi është avancimi i mëtejmë i tyre.

Si zëvendës i sekretarit të shtetit, Berns në vitin 2013 në Uashington është takuar me kryeministrin e atëhershëm serb Daçiq ku ka shprehur mbështetje për ardhmërinë evropiane të Serbisë..

Berns ka konstatuar se përparimi i arritur në dialogun mes  Beogradit e Prishtinës nën kupolën e BE-së është shumë i rëndësishëm.

Po ashtu ka theksuar nevojën e vazhdimit të punës konstruktive me Prishtinën në realizimin e qëllimit të përbashkët integrimin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat