Ja çfarë e pret Donald Trumpin pas vendimit të Kongresit

Lajme

Ja çfarë e pret Donald Trumpin pas vendimit të Kongresit

Nga: A.M. Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:11
Donald Trump

Zyrtari i VV-së dhe juristi, Getoar Mjeku, ka reaguar pasi Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA-së ka miratuar padinë ndaj presidentit Donald Trump.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shpjeguar se cilat janë procedurat pas këtij vendimit të Dhomës së Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA-së.

“Nëse shpallet fajtor, Trumpit mund t'i merret e drejta me u kandidu për poste federale në të ardhmen”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA-së sapo miratoi impiçmentin (padinë) ndaj kryetarit Donald Trump për «krime dhe shkelje të larta», duke e akuzu në veçanti se ka nxitë kryengritje kundër qeverisë federale përmes sulmit në Kapitol. Kjo është hera e dytë që Dhoma padit Trumpin dhe hera e parë që i njëjti president impiçet dy herë.

232 kongresistë votun pro, përfshi disa republikanë. Disa të tjerë fajësuan Trumpin për dhunën, por kundërshtuan impiçmentin.

Tani pritet gjykimi në dhomën e lartë, Senat. Nëse shpallet fajtor, Trumpit mund t'i merret e drejta me u kandidu për poste federale në të ardhmen. Gjykimi mund të mbahet edhe pasi t'i kalojë mandati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat