Jovanoviç: Me administratën e Biden, Serbia do ta ketë shumë vështirë

Lajme

Jovanoviç: Me administratën e Biden, Serbia do ta ketë shumë vështirë

Nga: F.B Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:08
Joe Biden

Kreu i Partisë Demokratike të Serbisë Millosh Jovanoviç, ka deklaruar në “TV Hepi” se situata me ardhjen e administratës së re amerikane në krye me Biden do të vështirësohet, sepse ka “harmonizim mes Uashingtonit edhe Berlinit”, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

“Presioni ndaj Serbisë do të jetë shumëfish më i madh, por nuk duhet harruar se nuk jemi në vitin 2000, as në 2008 dhe se raportet në skenën globale janë shumë ndryshe”, tha ai.

Jovanoviç ka shtuar se “Perëndimi nuk është më aq i fortë si ka qenë dhe se Kina po forcohet”.

"Edhe nëse ka vazhdimësi të sjelljes perëndimore për Serbinë, sot ka më shumë se asnjëherë tjetër hapësirë se që kishte në kohën e luftës së ftohtë", tha ai.

Siç kumtoi ai dhe sipas Partisë Demokratike – rezoluta 1244 e KS të OKB-së “është obligim juridik ër të gjithë ne”, që padyshim mbron territorin dhe tërësinë territoriale të Serbisë dhe që duhet të thirremi vazhdimisht në të".

Në pyetjen nëse mund të ketë ndryshim në marrëveshjen e Uashingtonit, ai tha se nuk do të befasohej nëse të gjitha anët të lëshojnë pe dhe ajo të “zbehet”.

Jovanoviç ka përsëritur se në situatën që krijohet, duhet të kthehet shërbimi obligues ushtarak në Serbi.

“Kjo do të forcojë aftësinë mbrojtëse të vendit, forcon politikën e jashtme dhe me atë krijohet edhe mundësia ma e mirë për mbrojtje të vetes dhe paqes” përfundoi Jovanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat