Persona me uniformë ushtarake serbe shihen brenda territorit të Kosovës

Lajme

Persona me uniformë ushtarake serbe shihen brenda territorit të Kosovës

Më: 30 janar 2021 Në ora: 20:16
Simiq sot është parë në komunën e Leposaviq duke bërë homazhe për 104 vjetorin e rënies së luftëtarëve të kryengritjes së Toplicës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Sllavko Simiq, sot është parë në komunën e Leposaviq duke bërë homazhe për 104 vjetorin e rënies së luftëtarëve të kryengritjes së Toplicës.

Aty pranë qëndronin disa persona afër memorialit të ndërtuar në nder të luftëtarëve të Serbisë, të cilët janë të veshur me uniformë të ushtrisë serbe.

Herën e fundit që një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës pati vënë këmbët në territorin serb, u pati arrestuar.

Milosh Shoshiq, ushtar i FSK’së u pati arrestuar më 2018-ën nga policia serbe në pikën kufitare në Konçul. Ai më pas ishte liruar nga autoritetet serbe.

Autoritetet e vendit ende nuk kanë bërë ndonjë reagim karshi prezencës së uniformave serbe përbrenda territorit të Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat