Të shtëna me armë zjarri pati para pak minutash në qendër të Prishtinës, saktësisht tek rruga ‘UÇK’.
Sipas mediave në këtë rast janë shtënë katër plumba në drejtim të një të riu.
I plagosur nga këto të shtëna me armë zjarri ka mbetur Rinor Grajçevci, i cili tashmë është nisur drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Raportohet se përleshja filloi mes dy personave që ishin me motorr.