Hyri në të kuqen, policia ia thyen tre brinjë një qytetari duke e rrahur

Lajme

Hyri në të kuqen, policia ia thyen tre brinjë një qytetari duke e rrahur

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Një qytetar në Gjakovë ka përfunduar në spital për shkak se ndaj tij është përdorur dhunë nga policia. Arsyetimi për këtë rrahje ishte se ai nuk u bindë ndaj urdhrit për t’u ndalur, pasi që nuk kishte respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia ka thënë se për trajtim në spital me qytetarin ka shkuar edhe një zyrtar policor, i cili, sipas tyre, kishte pësuar lëndime gjatë arrestimit të qytetarit.

Por, sipas policisë, qytetari nuk kishte lëndime serioze. Madje, në përgjigjen e tyre thuhet se ai ka pasur vetëm “gërvishtje në fytyrë” nga “dhuna e butë” që zyrtarët policorë u detyruan ta përdornin.

“Qytetari i sjellë në shoqërim të policisë, i cili ishte arrestuar për shkak të mosrespektimit të urdhrave të policisë, ka pësuar lëndime të rënda trupore, më saktësisht deri më tani janë konfirmuar tri brinjë të thyera”, thanë qytetarët në kushte anonimiteti.

Se ekziston dyshimi që ka elemente të veprës penale në këtë rast, provohet me përgjigjen e Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Mund të konfirmoj që hetuesit tanë janë të informuar për rastin dhe janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke marrë veprime hetimore, konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor. Hetuesit janë ende atje, në Gjakovë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Ndërkaq nga Prokuroria Themelore në Gjakovë thanë se informacione për këtë rast mund të ndajnë me mediat vetëm nesër në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat