Sondazhi i PIPOS tregon se sa ulëse të deputetëve do t’i kenë partitë në Kuvendin e ri të Kosovës

Lajme

Sondazhi i PIPOS tregon se sa ulëse të deputetëve do t’i kenë partitë në Kuvendin e ri të Kosovës

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 06:28
Foto ilustrim

Instituti PIPOS ka prezantuar të dhënat e sondazhit të fundit të saj për periudhën para zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Kosovës.

Krahas kësaj, drejtori i këtij instituti Fisnik Halimi, në Rubikon ka prezantuar edhe renditjen sipas ulëseve që besohet se do ta kenë partitë politike.

Sipas gjetjeve Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 45 deputetë, PDK 25, LDK 21, AAK nëntë deputetë dhe komunitetet do të jenë të prezantuara me 20 deputetë në parlament.

Drejtori i këtij instituti, Fisnik Halimi, është shprehur se për përgatitjen e këtij sondazhi kanë intervistuar tre mijë respondentë.

“Margjina e gabimit është 1.7 përqind”, është ka thënë ai në Rubikon, njofton Klan Kosova.

Nga të dhënat e prezantuara, është Lëvizja Vetëvendosje që prinë me 40.95 përqind, pasuar nga PDK me 22.03 përqind. Në vendin e tretë është LDK me 19.35 përqind, e katërta AAK me 7.8 përqind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate vazhdon të mbetet nën prag me 3.15 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat