Dodik: Vetëm së bashku dhe me unitet mund të mbrojmë vendin dhe ruajmë identitetin e serbëve

Lajme

Dodik: Vetëm së bashku dhe me unitet mund të mbrojmë vendin dhe ruajmë identitetin e serbëve

Nga: F.B Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 13:24
Milorad Dodik

Vargut të politikanëve dhe zyrtarëve serb që kanë kërkuar nga bashkësia serbe në Kosovë që të votohet Lista Serbe që mban lidhje dhe koordinim të plotë me Beogradin i është shtuar edhe anëtari i kryesisë së BeH, Milorad Dodik, duke kërkuar nga serbët votën për unitetin dhe Listën Serbe, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Dodik ftoi serbët e Kosovës që të votojnë kandidatët e LS që përbëjnë sipas tij, unitetin serb dhe mbrojtje të interesave të popullit serb.

Në prag të zgjedhjeve të nesërme në Kosovë, Milorad Dodik që njihet si kundërshtar i ashpër i pavarësisë së Kosovës dhe që shumë herë është përzier në situatën në Kosovë, porositi se vota për LS kudo që jetojnë përbën barrierë mbrojtëse sepse qëllimi i të gjithëve është ekzistenca në Kosovë.

“Vetëm së bashku dhe me unitet mund të mbrojmë vendin dhe ruajmë identitetin e serbëve në Kosovë, Ne nga Srpska ofrojmë mbështetje Beogradit zyrtar që dërgon porosi të qarta se duhet të dilet në votim për LS”, tha Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat