Brnabiç: Cramon po e shpreh hapur armiqësinë ndaj Serbisë

Lajme

Brnabiç: Cramon po e shpreh hapur armiqësinë ndaj Serbisë

Nga: F.B Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 08:55
Viola von Cramon

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka vlerësuar se raportuesja e PE për Kosovën, Viola von Cramon “është figurë aktive dhe 100 për qind jo objektive, larg sjelljes diplomatike dhe protokollit dhe hapur shpreh armiqësinë ndaj Serbisë”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Brnabiç tha se qëndrimet e Kramon nuk janë qëndrime të BE-së dhe Komisionit Evropian që është neutrale ndaj statusit kur bëhet fjalë për Kosovën, ndërsa kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën, Serbia pajtohet me të dhe mbështet regjimin pa viza.

“Kur të dëgjojë se ne e mbështesim, mbase heq dorë nga kjo”, tha ajo duke shtuar se “Serbia angazhohet për liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës, sepse është në interesin e tyre, së fundi ata janë qytetarë tanë”.

“Mendoj se nuk do bëhet lehtë liberalizimi, sepse shumica  e vendeve të BE-së e dinë se kryesisht shqiptarët me gjasë do të braktisin vendin për të dal jashtë”, tha ajo.

Ajo u pajtua me qëndrimin e deputetit Starceviç se kjo rrënon procesin e dialogut.

“Ajo rrënon me gjithçka që bënë, mendoj se nuk shqetësohet për procesin dhe dëmin ndaj qytetarëve të Kosovës, sepse pa atë ata nuk kanë perspektivë evropiane, ndërsa ne do të luftojmë për interesin tonë, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe jetën më të mirë për të gjithë”, tha Brnabiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat