Gastronomët në Tuz pritet ta nisin punën përkundër masave të qeverisë

Lajme

Gastronomët në Tuz pritet ta nisin punën përkundër masave të qeverisë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Vetëm Andrijevica dhe Pluzhina kanë më pak të infektuar – vetëm nga një.

E nga dy i kanë edhe Rozhaja dhe Plava. Me kaq raste të reja në 24 orët e fundit, Tuzi mbetet në pjesën e fundit të tabelës që të shtunën i radhiti edhe 543 raste të reja me COVID-19 në Malin e Zi.

Por, komuna me shumicë shqiptare, duhet ta presë mesin e natës midis të shtunës dhe të dielës për t’u vetëliruar nga masat qeveritare të marra tre ditë më parë për ndalimin e punës së sektorit të gastronomisë.

Kryetari i Asamblesë Komunale, Fadil Kajoshaj, është i vendosur që lokalet të hapen të dielën, e mbase edhe të hënën e tutje, edhe nëse ekzekutivi qendror nuk e ndërron vendimin që u kundërshtua edhe me protesta.

Është asamblisti komunal nga Lista Shqiptare, Mark Lucgjonaj që parasheh prodhim të situatës së re në Tuz, në rast të moskorrigjimit të masave.

Ndërkohë, Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, është zotuar që komuna të marr përsipër mbulimin e ndëshkimeve në rast se lokalet hoteliere shpërfillin vazhdimin eventual të masave qeveritare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat