Lajçak tregon çka u arrit për 10 vjet në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Lajçak tregon çka u arrit për 10 vjet në dialogun Kosovë-Serbi

Nga: F.B Më: 9 mars 2021 Në ora: 09:42
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se për 10 vjet prej kur janë ulur në tavolinën e bisedimeve përfaqësuesit e Prishtinës edhe Beogradit janë arritur marrëveshje me rëndësi për qytetarët, stabilitetin e Ballkanit dhe rrugën e integrimeve evropiane, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Këto marrëveshje kanë bërë dallimin për popujt në Kosovë edhe Serbi, për stabilitetin e Ballkanit dhe aspiratat evropiane të regjionit”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social “Twitter” duke ilustruar publikimin me foto nga takimet e dialogut.

Delegacionet e Prishtinës edhe Beogradit janë takuar në Bruksel me 8 mars 2011 në kuadër të dialogut teknik me ndërmjetësimin e BE-së.

Për dhjetë vite dialogu ka kaluar në faza të ndryshme, bllokada, janë ndryshuar biseduesit dhe formati, por mes marrëveshjeve të arritura që nuk janë përmbushur në tërësi, shkruan “Novosti” dhe përmend asociacionin e komunave me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat