Brukseli thotë se Kosova ka obligim formimin e asociacionit

Lajme

Brukseli thotë se Kosova ka obligim formimin e asociacionit

Nga: F. B. Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:54
BE

BE si ndërmjetësuesi kryesor në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit nënvizon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2015 për asociacionin shpesh është komentuar gabimisht, Prishtina e ka obligim formimin dhe vendimi nuk do thotë heqje dorë nga formimi i asociacionit shkruan në kumtesën e BE-së, që transmetohet nga “Alo” dhe “Bota Sot”.

“Gjykata kurrë nuk ka thënë se Asociacioni i komunave serbe nuk mund të formohet. Andaj nga Kosova pritet që të respektohet obligimi që ka marr gjatë dialogut”, shkruan në kumtesën e BE.

Në Bruksel kanë thënë sipas “Alo” se marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe u arrit në “vullnet të mirë të palëve” me pëlqimin e tyre dhe ajo marrëveshje asnjëherë nuk është tërhequr.

“Parlamenti i Kosovës e ka ratifikuar marrëveshjen e Brukselit nga viti 2013 me shumicë dy të tretat. Me këtë akt Kosova ka marr obligim ndërkombëtar për të përmbushur marrëveshjen”, thonë në Bruksel.

I dërguari special i BE-së për dialogun Lajçak la deklaruar më herët se pritet që marrëveshja obliguese gjithëpërfshirëse për normalizim të zgjidh të gjitha çështjet e hapura mes palëve, përfshirë edhe atë për asociacionin e komunave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat