9 vende të BE-së i dërgojnë letër Borelit për Ballkanin

Lajme

9 vende të BE-së i dërgojnë letër Borelit për Ballkanin

Nga: F.B Më: 12 mars 2021 Në ora: 14:30
Borel

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borel ka marr një letër prej vendeve anëtare të BE-së dhe është nga shefat e diplomacive të këtyre vendeve për shqyrtimin e strategjisë për Ballkanin.

"Besoj se është koha e fundit për këndvështrimin strategjik ndaj Ballkanit perëndimor” kanë shkruar ministrat e jashtëm të Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Gjermanisë, Greqisë, Rumanisë. Irlandës , Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Në letrën e 5 marsit ata thonë shumëçka ka ndryshuar nga gushti 2019 dhe shqyrtimi i zgjerimit dhe ka ardhur te zhvillimi dinamik i vendeve në regjion.

Dukej se në pranverën 2020 zgjerimi po merr hov, kur Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut morën dritën e gjelbër për bisedime për bashkëngjitje në BE. Por kjo hasi në problem tek Bullgaria që bllokoi Maqedoninë rreth historisë edhe gjuhës.

Bullgaria i bëri dëm edhe Shqipërisë sepse vendet anëtare të BE-së e shikojnë si pako qasjen e Tiranës edhe Shkupit.

Mungesa e përparimit konkret më së shumti i shkon për shtati Francës ku opinioni i sja është skeptike rreth zgjerimit.

"Vendet e Ballkanit janë në faza të ndryshme të integrimeve, por qenësore është lejimi i bisedimeve për bashkëngjitje”, thuhet në tekstin e “Euroaktiv”.

"Nëse nuk shtyhet agjenda, lejohen lojtarë tjerë të kenë ndikim politik edhe ekonomik në regjion dhe kjo nuk është në interes të BE-së”.

Ministrat në letër nënvizojnë se ShBA me administratën Biden po përgatiten për angazhim në regjion dhe janë të gatshëm për partneritet me Brukselin për qëndrim të përbashkët.

Gjatë kohës së Trampit u arrit marrëveshja mes Kosovës edhe Serbisë për normalizimin ekonomik pa pjesëmarrjen e BE. Ndërsa zyrtarët e BE-së shpresojnë të ri-startojnë dialogun si parakusht për rrugën kah unioni.

Kreu i Komisionit Evropian dhe presidentin Biden në bisedën telefonike janë pajtuar që Ballkani të jetë temë me prioritet së bashku me Kinën, Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën dhe të koordinojnë veprimet në këto tema.

“Euraktiv” shkruan se Polonia mbështet zgjerimin edhe pse nuk ka nënshkruar letrën dërguar Borel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat