Analistja e divorcuar nga burri reagon ashpër pas komenteve fyese

Lajme

Analistja e divorcuar nga burri reagon ashpër pas komenteve fyese

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:03
Luljeta Aliu

Analistja Luljeta Aliu ka reaguar ndaj komenteve fyese që ka marrë ajo derisa ka treguar se është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj.

Aliu në Facebook ka thënë se në bazë të komenteve që ka marrë në llogarinë e saj në këtë rrjet social, ka kuptuar se sa primitiv janë një pjesë e madhe e shoqërisë.

Ajo thotë se përkundër këtyre komenteve negative, “Gratë dhe vajzat e Kosovës kanë qenë dhe janë trimnesha”.

Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

Postimi i plotë i Aliut:

Sa primitivë janë ende një pjesë e madhe e shoqërisë, e shoh në bazë të komenteve në lidhje me statusin tim si e divorcuar. Këta nisën prej asaj se si grua e vetme, ose je e vejë se të ka vdekur burri, ose ai të ka braktisë. Dhe patjetër je në kërkim të një burri, sepse gruaja mendohet se nuk mundet me mbijetu vetë. Edhe mendojnë se vuan për burrë. Të atakojnë pikërisht aty ku e kanë mendjen e tyre shtazarake, te seksi. Te gjinia.

Oooo neandertala! Jemi në shekullin 21. Gratë e braktisin burrin kur ai është neandertal si ju. Kur nuk ia plotëson nevojat. Kur është egoist, grabitçar, mashtrues, rrenc, tradhëtar. Jo që kam nevojë me ju arsyetu juve, as askujt. Po veç po du me ju tregu se as unë, as plot gra tjera të forta, nuk kemi nevojë për burrë, o mjerana që ju duket vetja kaq e rëndësishme. Ne mund të kemi shumë kënaqësi edhe pa burrë. Nuk jeni jetikë për neve. Mos e rreni veten.

E arsyeja pse po e shkruaj këtë postim është me ju tregu se kot ofendoni e shani, sepse e kemi kuptuar se kjo bëhet për të na heshtur, e për të na demotivuar e frikësuar, vetëm me qëllimin që ju të vazhdoni shtypjen e juaj sadiste ndaj nesh. E kjo nuk po ju shitet më. Gratë e vajzat e Kosovës kanë qenë dhe janë trimmesha. E ju shkoni në djall të mallkuae!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat